fbpx

Viti 1996, kur Zahir Pajaziti fotografohej para Skënderbeut në Tiranë

Facebook
Shperndarje

Sot, si asnjë ditë më parë, kujtohen të rënët për lirinë e atdheut. Në 105-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet, kujtohen heronjtë e kombit shqiptar, nga Gjergj Kastriot Skënderbeu, te Isë Boletini, Ismail Qemaili, Adem Jashari e Zahir Pajaziti.

Kulturën e respektit për të rënët e atdheut, shqiptarëve duket se ua kanë lënë paraardhësit e tyre. Është heroi Zahir Pajaziti ai që në vitin 1996 kishte shkrepur një foto para shtatores së Skënderbeut në Tiranë, shkruan Indeksonline.

Një vit më pas, më 1997 Zahir Pajaziti ra dëshmor në Pestovë të Vushtrrisë. Ai ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmi paraprak

Kështu uronte Ibrahim Rugova 28 nëntorin në vitin 2002

Lajmi tjetër

Krasniqi është i pakënaqur me institucionet e Kosovës

MË TË FUNDIT