fbpx

Veseli: Qëndrimi i PDK-së është i qartë, Marrëveshja për Demarkacionin duhet të kalojë

Facebook
Shperndarje

Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri  Veseli ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për ta dërguar në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli thotë se marrëveshja duhet të kalojë dhe vota e PDK-së është pro.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.

Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”, shkruan Veseli.

Lajmi paraprak

Prekëse: Kjo familje në Kosovë kërkon ndihmë vetëm për kafshatën e gojës

Lajmi tjetër

PZAP jep vendimin për Prishtinën, Prizrenin dhe pesë komunat e tjera

MË TË FUNDIT