fbpx

Veseli: Projektligji i Demarkacionit, së pari në Komision Parlamentar pastaj në Kryesi

Facebook
Shperndarje

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth Projektligjit të Marrëveshjes së Demarkacionit, që dje Qeveria ia procedoi Kuvendit.

Veseli ka treguar se Kryesia e Kuvendit nuk ka biseduar për Demarkacionin dhe se Projektligji fillimisht diskutohet në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

“Projektligji një herë duhet të kalojë në Komision e pastaj vjen në Kuvend. Nuk është çështje partiake, as nuk do të duhej të ishte çështje e opozitës apo pozitës”, ka thënë Veseli.

“Duhet të përfundojë çështja e shënimit me Malin e Zi dhe të kalojmë kah Serbia. Po ju japim mundësi armiqve të shtetit që të kenë involvim në çështjet tona të shtetit”, ka shtuar ai.

Veseli ka shprehur edhe një herë qëndrimin e partisë së tij rreth Demarkacionit, duke u shprehur i bindur se Kosova nuk po dëmtohet me humbje të territorit, por me humbje të kohës që po i kushton progresit të saj.

Lajmi paraprak

Ish- ushtari i UÇK-së nderohet nga Mbretëria e Bashkuar

Lajmi tjetër

Trump ka vendosur: Amerika e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

MË TË FUNDIT