fbpx

Vazhdon paraburgimi për deputetët e Vetëvendosjes

Facebook
Shperndarje

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ky është vendimi që trupi gjykues i Gjykatë Themelore të Prishtinës ka marrë në fund të seancës gjyqësore që u mbajt të premten, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, në vitin 2015.

Gjatë kësaj seance është përjashtuar deputetja Kadaj-Bujupi, për shkak te ofendimit të dëshmitarit Nuredin Ibishi, ish-deputet i LDK’së.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV’së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datën 7 dhjetor 2017, në ora 09:00.

Për këtë seancë janë paraparë të ftohen dëshmitarë Armend Zemaj, Naser Osmani dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Lajmi paraprak

Dëshmia e deputetes së PDK-së: Albin Kurti thoshte duhet ta kallim këtë vend

Lajmi tjetër

Shiu shkakton përmbytje në Emshir e rrëshqitje dheu në Veternik

MË TË FUNDIT