fbpx

Valdete Daka tregon se kur publikohen rezultatet përfundimtare

Facebook
Shperndarje

Kryetarja e Komisionit Qendror e Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se KQZ-ja nuk do t’i publikojnë sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale, por të mërkurën.


“Të mërkurën në mëngjes do të shpallen rezultatet përfundimtare për të gjitha komunat”, ka thënë Daka në emisionin ‘Përballje’ në TV Dukagjini.


Ajo ka shtuar se kjo po ndodh për shkak të ankesave eventuale që mund të kenë partitë politike dhe respektimit të afatit ligjor.


Ajo ndër të tjera ka folur edhe për organizimin dhe punën e institucionit që e drejton gjatë vitit 2017, nevojën urgjente për reformë zgjedhore dhe mos hyrjen në zgjedhje të reja pa këtë reformë, fletëvotimet e pavlefshme.


Lajmi paraprak

PZAP vendos sot rreth ankesave të LDK’së në Istog

Lajmi tjetër

FSK është gati të bëhet ushtri

MË TË FUNDIT