fbpx

Shaqir Totaj fiton votat me kusht, a do t’i mjaftojnë?

Facebook
Shperndarje

Mytaher Haskuka nga VV ka marrë 385 vota ndërsa Shaqir Totaj nga PDK ka marrë 452 vota. Pra Totaj ka marrë 67 vota vota më shumë nga numërimimi i votave me kusht dhe me postë.

Megjithatë fitorja i takon Mytaher Haskukës pasi printe për 329 vota më shumë sesa Totaj nga rezultati preliminar i KQZ-së në Prizren.

Mytaher Haskuka do të udhëheqë me Prizrenin për katër vitet e ardhshme, më parë ky qytet është konsideruar si bastion i PDK-së.

Haskuka ka mbajtur pozitën e deputetit në dy mandatet e fundit në Parlamentin e Kosovës.

Prej vitit 2007, Prizreni është udhëhequr prej Ramadan Mujës së PDK’së derisa më herët ishte udhëhequr prej Eqrem Kryeziut të LDK’së.

Lajmi paraprak

Trendi i votave me kusht ne favor te Shpend Ahmetit

Lajmi tjetër

Ky është rezultati i fundit për Prishtinën

MË TË FUNDIT