fbpx

Schulz pro bashkëqeverisjes me Merkelin, për një Evropë më të fortë

Facebook
Shperndarje

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), Martin Schulz, i bëri thirrje sot partisë së tij për të mbajtur një përgjegjësi kombëtare dhe për të forcuar Evropën duke mbështetur bisedimet me konservatorët e kancelares, Angela Merkel, për formimin e një qeverie të re.

“Një SPD e fortë është e nevojshme për ta bërë Gjermaninë të fortë dhe një Gjermani e fortë është e nevojshme për ta bërë Evropën të fortë”, deklaroi Schulz gjatë kongresit të partisë.

“Ne nuk duhet të qeverisim me çdo kusht”, tha Schulz, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme për SPD-në ishte përfshirja e programit të saj në qeverinë e drejtuar nga Merkel, përcjell Atsh.

Ai tha se rikthimi i SPD-së nuk mund të vendoset mbi interesat e kombit.

Lajmi paraprak

Albin Kurti dhe Donika Kadaj do të vazhdojnë paraburgimin

Lajmi tjetër

Kryeministër, vallëzimit te Gadafi i priu zëvendësi yt Behgjet Pacolli

MË TË FUNDIT