fbpx

Rugova: Rivotimi i papranueshëm, të anulohen votat më postë dhe të shpallëm fitues

Facebook
Shperndarje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po e quan të padrejtë vendimin e PZAP-it që Istogu t’i nënshtrohet edhe njëherë rivotimit. Thotë se qytetarët e Istogut e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe se fitues i kësaj komune është Haki Rugova. Mustafa po ashtu i quan të kriminalizuara votat e ardhura me postë nga Mali i Zi, Vjena, Sllovenia e Serbia. Për të, bashkatdhetarët nuk janë në këto vende. Diasporën shqiptare siç shprehet ai, nuk e përbejnë serbët e malazezët.

“Rugova ka fituar për kryetar të Istogut me vota të qytetarëve të Istogut, po flas për votat legale të kësaj komune, është tentuar të kontestohet me vota të kriminalizuara të importuara nga qendrat kriminale ku në mënyrë të organizuar u kanë mbushur zarfet nga Mali i Zi, Serbia, Sllovenia e Vjena, për kandidatin e tyre të AAK-së”, tha Mustafa në konferencën për media.

I pari i LDK-së foli edhe për ankesën e tyre bërë në PZAP, por thekson se ky organ ka vendosur jashtë kësaj ankese, duke mos i anuluar vetëm votat me postë, por që e gjithë komuna të shkojë në rivotim.

“Ne kemi bë ankesën në PZAP lidhur me keqpërdorimet qe kanë ndodhur në Istog dhe e ka konsideruar të bazuar ankesën tonë dhe mbi këtë baze e ka anuluar procesin por ajo ka vendosur jashtë kësaj ankese sepse nuk i ka anuluar vetëm ato me postë por të shkohet në rivotim, ne konsiderojmë se Istogu e ka dhënë verdiktin për Rugovën “, shtoi ndër tjerash.

Mustafa dha se qytetarët e Istogut nuk duhet ta paguajnë çmimin e keqpërdorimeve të bëra nga kandidati i AAK-së në mënyrë që ata të votojnë edhe njëherë.

Rugova gjatë një interviste për Radio Dukagjinin ka komentuar vendimin e PZAP, duke mos e pranuar dhe e quajti të pa nevojshëm rivotimin në Istog.

“Rivotimi në Istog është i papranueshëm për mua dhe ne kemi kërkuar që të anulohen votat më postë dhe të shpallëm fitues të Zgjedhjeve në Istog”, ka thënë Rugova.

Lajmi paraprak

Yee: SHBA-të kanë arsye të qëndrojnë në Ballkan

Lajmi tjetër

Publikohen pamjet: Kim Jong-un mbikëqyr lëshim e raketës që mund të godasë SHBA-në

MË TË FUNDIT