fbpx

PZAP anulon votat e ardhura nga Serbia, Nisma do të hyjë në Kuvend me 6 deputetë

Facebook
Shperndarje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mori vendim pasi ka shqyrtuar 100 ankesat e partive politike dhe kandidatëve të cilët kanë shprehur pakënaqësi me rezultatet përfundimtare të KQZ-së.

PZAP ka pranuar si të bazuara 53 ankesa dhe në mesin e tyre është edhe ankesa e koalicionit NISMA-AKR- PD.

“Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet nga PZAP.

Ky është njoftimi i plotë:

Vendimmarrja e PZAP-it, lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019.

PZAP-i me njëherë ka filluar njoftimin e palëve me vendime për ankesat e tyre.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim:

PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara.

25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Lajmi paraprak

PZAP dërgon në rinumërim më shumë së gjysmën e kutive të votimit në krejt Kosovën

Lajmi tjetër

Turp: Kosova pjesë e Serbisë në harteën e minishengenit në mes Ramës dhe Vuçiq (FOTO)

MË TË FUNDIT