fbpx

Publikohen pamjet: Kim Jong-un mbikëqyr lëshim e raketës që mund të godasë SHBA-në

Facebook
Shperndarje

Mediet shtetërore të Koresë së Veriut publikuan fotot nga testimi i raketës ‘Hwasong-15″, ku mund të shihet që Kim Jong-un është duke mbikëqyrur personalisht nisjen.

Pas testit të së mërkurës, regjimi komunist deklaroi se është i aftë të godasë kontinentin amerikan dhe çdo qytetet të Amerikës.

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike që shpërtheu në detin e Japonisë të mërkurën herët, test i cili u konfirmua edhe nga ushtria e Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së.

Koreja e Veriut tha se raketa arriti një lartësi prej rreth 4,475 km, 10 herë sa lartësia e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe se ishte e aftë për të rihyrë në atmosferën e Tokës. Ekspertët nga ana tjetër kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e Koresë për të zotëruar këtë teknologji.

Megjithatë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e quajti nisjen e raketës një “zbulim të madh”. Testi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirri një takim urgjent.

Lajmi paraprak

Rugova: Rivotimi i papranueshëm, të anulohen votat më postë dhe të shpallëm fitues

Lajmi tjetër

Qeveria: Vizat hiqen më shpejt sesa mendojnë pesimistët

MË TË FUNDIT