fbpx

Prishtina dramatike: ngushtohet epërsia 70 vota pritet fitore e Arbanit

Facebook
Shperndarje

Burime të Neogazeta bëjnë me dije se komisionerët e partive që kanë qenë dje të përfshirë në procesin zgjedhor kanë të dhëna të reja, që bëjnë me dije se rezultati në Prishtinë është duke ndryshuar në vazhdimësi dhe se trendi i votave po shkon në favor të Arban Abrashit.

Rezultati po pëson ndryshime. Dallimi fillestar, që i jepte epërsi prej 300 votash Ahmetit, është ulur, pasi është zbuluar se Komisionerët e VV’së kanë abuzuar në Shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë me 100 vota. Por, rezultatet e reja bëjnë me dije se tani, rezultati është edhe më i ngushtë në bazë të të dhënave të reja që kanë ofruar komisionerët tek shtabet e tyre.

Përveç në “Nazim Gafurri” janë konstatuar edhe disa parregullsi tjera të cilat nuk duket të jenë aspak të rastësishëm. Burime të gazetës thonë se diferenca aktualisht është vetëm 70-80 vota, pa i numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ajo që është me rëndësi është se rezultati në Prishtinë është duke ndryshuar në vazhdimësi dhe se trendi i votave po shkon në favor të LDK.

Lajmi paraprak

Vetëvendosje vodhi 100 vota në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë

Lajmi tjetër

E pabesueshme: Kështu qëndron rezultati në Prishtinë

MË TË FUNDIT