fbpx

Pas numërimit të votave me kusht, Dreshaj ka 671 vota më shumë

Facebook
Shperndarje

Janë numëruar të gjjtha votat me kusht, votat përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta në Istog. Sipas rezultateve të deritanishme, Gani Dreshaj i AAK-së ka 671 vota më shumë se Haki Rugova i LDK-së.

Nga votat me kusht dhe me postë të numëruara, 1475 kanë shkuar për Dreshajn, ndërsa 133 për Rugovën.

Nga rezultatet preliminare pas balotazhit të 19 nëntorit, Haki Rugova kishte 10.051 vota, ndërsa 9.380 Gani Dreshaj e diferenca mes tyre ishte 671 vota. Pikërisht e njëjta diferencë po del të jetë edhe tani, por në favor të kandidatit të AAK-së.

Duke u bazuar në numrin total të votave me kusht dhe votave përmes postës, Dreshaj do të jetë kryetari i ri i Istogut.

Lajmi paraprak

Përmbyset rezultati në Istog, Gani Dreshaj prin me vota ndaj Haki Rugovës

Lajmi tjetër

Haradinaj kërkon zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë

MË TË FUNDIT