fbpx

Pala mbrojtëse e Limajt: Nuk janë vjedhur 80 centë, e lëre më 80 milionë euro

Facebook
Shperndarje

Karim Khan, avokati nga pala mbrojtëse e Limajt dhe të tjerëve, i ka mohuar pretendimet e Prokurorisë për rastin në MTI. Khan ka thënë para Gjykatës se Limaj dhe të tjerët nuk i kanë vjedhur 80 centë, e lëre më 80 milionë euro.

“Sot është edhe një ditë tjetër e rëndësishme për Limaj dhe të tjerët si dhe një ditë e rëndësishme në procesin gjyqësor të Republikës së Kosovës. Është një mundësi e mbrojtjes që ta shpjegojë para jush se të gjitha pretendimet që janë paraqitur nga zyra e prokurorisë janë plotësisht të pabaza.

Ky rast ka filluar nën dritat e medies, ka filluar me dramën e personave me rroba të zeza të cilët e kanë kontrolluar Ministrinë Civile, ka filluar me titujt e mëdhenj në të gjitha mediat me pretendimet e atëhershme se janë vjedhur 80 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Winston Churchill ka thënë: Gënjeshtra e kalon gjysmën e botës para se të arrijë e vërteta të dalë në shesh. Mbrojtja ka dashur të ketë më shumë kohë nga fjala e Prokurorisë dhe kemi dashur të përgatitur mirë për ta vënë poshtë rastin e Prokurorisë dhe po shpresoj se deri në fund të ditës së sotme do e shihni se ne kemi të drejtë.
Ky rast nuk i kalon shoshitjet. Nuk po themi se sot për herë të parë, ky ka qenë pozicioni i vazhdueshëm i mbrojtjes së Fatmir Limajt. Ky rast tashmë është transformuar duke nisur me 7 të akuzuar me pretendime në 12 pika në lidhje me MTPT, 4 të akuzuar janë lënë anash nga ky rast dhe gjysma e pikave janë zhdukur kur i kemi sfiduar ato para gjyqtares.

Rastin ka qenë një rast i vrasjes në mënyrën metaforike ta themi, kundër familjes Limaj. Kanë qenë të përfshirë dy vëllezërit e tij, djali i tij i cili ka shkuar në SHBA për një studim më të mirë por është ndëshkuar. E gjithë kjo pakuptimësi është refuzuar nga gjyqtarja Adamska. Të gjitha mesazhet dolëm të rrejshme. Çka të themi tjetër? Por për Fatmir Limajn kjo është një rehati që ka arritur shumë vonë. Është shokues dënimi i Prokurorisë në këtë rast. Ky kod nuk është për t’i dekoruar tavolinat tona por është baza e ligjit në Kosovë sa i përket gjyqësisë. Fatmir Limaj, unë dhe Tahir Rrecaj kemi dalë me kërkesa të arsyeshme por janë refuzuar nga Zyra e Prokurorisë në këtë rast. Këto mesazhe që Prokuroria thoshte se është inkriminuese por nuk janë marrë parasysh dhe ka qenë ekspertiza ajo që ka treguar se janë të rrejshme. As 80 centë e lëre më 80 milionë nuk janë marrë as nga Limaj e as nga të akuzuarit e tjerë”, ka thënë Khan.

Lajmi paraprak

Engel: Shpresoj që Qeveria do ta zgjidhë demarkacionin për të siguruar lëvizjen pa viza

Lajmi tjetër

Albulena Haxhiu: Jam në banesë, nuk shkoj në gjykatë

MË TË FUNDIT