fbpx

Nis numërimi i votave të Prishtinës

Facebook
Shperndarje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe me postë të Komunës së Prishtinës. Këto vota pritet të përcaktojnë fituesin e garës – Shpend Ahmetin ose Arban Abrashin.Bashkë me votat për Prishtinën janë duke u numëruar edhe votat me kusht dhe me postë të Prizrenit ku pritet të qartësojnë nëse Mytager Haskuka apo Shaqir Totaj do udhëheqin Prizrenin në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë në balotazhin e 19 nëntorit për Prishtinën, kreu aktual Shpend Ahmeti ka arritur që t’i mbledhë 41 mijë e 401 vota duke lënë pas Arban Abrashin e AAK’së me 41 mijë e 164 vota. Ahmeti deri më tani prinë me 237 vota.

E ndërkohë tashmë ka filluar numërimi i 1 mijë e 1824 votave me kusht. Ndërkohë që janë edhe 80 vota me postë që pritet të numërohen.

 

Lajmi paraprak

Mësoni se në çfarë ore fillon numërimi i votave për Prishtinë dhe Prizren

Lajmi tjetër

Trendi i votave me kusht ne favor te Shpend Ahmetit

MË TË FUNDIT