Nis numërimi i votave për Dragash e Rahovec, pas tyre Prizreni dhe Prishtina

Facebook
Shperndarje

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

KQZ ka bërë të ditur se, pastaj do të filloi numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”, njoftoi KQZ.

Lajmi paraprak

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të firmosen 4 marrëveshje

Lajmi tjetër

Deklarata e pazakontë e Myftiut egjiptian: Kush i blen “liket” në Facebook nuk është mysliman

MË TË FUNDIT