fbpx

Lideri i opozitës serbe: S’e njoh Tribunalin e Hagës, Mlladiqi është hero

Facebook
Shperndarje

Lideri i Lëvizjes Opozitare në Serbi, Dveri, Bosko Obradovic, ka thënë se hedh poshtë të gjitha vendimet e Tribunalit të Hagës, për rastin e ish-gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Ai ka thënë se vendimi për dënim të përjetshëm është i jashtëligjshëm, të padrejtë dhe antiserb dhe se Mlladiqin e ka quajtur hero, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Obranoviq ka thënë se dënimi i përjetshëm ishte kulminacioni antiserb i Gjykatës së Hagës, duke shtuar se ai nuk e njeh këtë gjykatë si të tillë.

Lajmi paraprak

Albulena Haxhiu: Jam në banesë, nuk shkoj në gjykatë

Lajmi tjetër

Kështu ju gëzuan dënimit të Mlladiqit nënat e Srebrenicës

MË TË FUNDIT