fbpx

LDK: Procesi i votimit po vazhdon pa incidente

Facebook
Shperndarje

“Procesi i votimit po vazhdon në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë incident”, kështu po thonë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij në qendrat ku garon ka mbi një mijë komisionarë dhe mbi 3 mijë vëzhgues.

“Deri tani nga informatat që kemi procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Jemi të bindur se qytetarët sot në mënyrë masovike do t’i përgjigjen votimit. Jemi të lumtur që procesi ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë gjithë ditës partia e tij do të mbajë konferenca për të njoftuar për procesin zgjedhor.

Lajmi paraprak

Haradinaj: Mos e neglizhoni procesin, votoni

Lajmi tjetër

Voton Shpend Ahmeti

MË TË FUNDIT