fbpx

LDK: Kërkojmë rinumërim në gjithë Prishtinën

Facebook
Shperndarje

LDK-ja ka kërkuar rinumërim të kutive të votimit në gjithë Prishtinën.

Ismet Beqiri, nga selia qendrore e LDK-së, ka bërë të ditur se kjo parti në PZAP ka paraqitur ankesë, në të cilën edhe paraqitet kërkesa që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në kryeqytet, pasi, sipas tij, janë evidentuar disa parregullsi.

“Ne si LDK konsiderojmë se rinumërimit nuk ka nevojë t’i druhet asnjë parti politike apo kandidat”, ka thënë Beqiri në një konferencë.

Po ashtu, LDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente që të hetohet edhe organizimi i transporteve për bartjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve, përmes OJQ-ve, pasi u dëshmua se një gjë e tillë ka ndodhur në balotazhin e së dielës, nga VV-ja.

“Një organizim i tillë ka më shumë sesa një element të veprës penale”, tha Beqiri.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Shpend Ahmeti i VV-së është për rreth 300 vota më para kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi

Lajmi paraprak

PDK: Parregullsi në Prizren kërkojmë rinumrim të votave

Lajmi tjetër

Kryeministri: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim te shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

MË TË FUNDIT