fbpx

LDK dhe PDK dërgojnë ankesa në PZAP, kontestojnë zgjedhjet në 6 komuna

Facebook
Shperndarje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar shtatë ankesa nga partitë e ndryshme për rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mulë Desku nga PZAP ka treguar për Express se nga cilat parti janë bërë ankesa të paraqitura ndaj vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për raundin e dytë për Kryetar të Komunave

“Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur 3 ankesa, Dragash, Kamenicë dhe Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur 3 ankesa, Rahovec, Klinë dhe,Prizren dhe 1 Kandidati i pavarur për komunën Shtimes Fatmira Rashiti”, shpjegoi Desku.

Partitë kanë pasur sot kohë që deri në ora 15:00 t’i parashtrojnë në PZAP ankesat e tyre për rezultatet e procesit zgjedhor.

Lajmi paraprak

Kryetarja e Kroacisë ka disa fjalë për Serbinë

Lajmi tjetër

PDK prezanton argumente të manipulimeve të VV-së në Prizren

MË TË FUNDIT