fbpx

Lajmërohet Arban Abrashi: Votat në Prishtinë të rinumërohen – vullneti i votuesve është manipuluar

Facebook
Shperndarje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thyer heshtjen pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale, më 19 nëntor.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Abrashi ka bërë thirrje që të rinumërohen të gjitha votat në Prishtinë.

Ai ka thënë se pa rinumërim, nuk e pranon rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që e nxjerr fitues kundërkandidatin e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Abrashi ka hedhur dyshime se vullneti i votuesve është manipuluar në kryeqytet.

Ky është shkrimi i plotë i Arban Abrashit:

Qytetarë të dashur të Prishtinës,
Ne jemi në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, megjithatë, unë dua t’iu falenderoj nga zemra të gjithë ju 41879 votues për mbështetjen tuaj, juve që besuat në vizionin dhe programin tim për Prishtinën qytet të zhvilluar.
Unë dhe ju, së bashku, insistojmë që rinumërimi të ndodh sepse ky proces do të hiqte çdo dilemë dhe do të ruante besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtarë të këtij procesi. Rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar.
Rinumërimi edhe në të kaluarën ka ndodhur në Kosovë, nga ky proces nuk ka nevojë të frikësohet askush. Prandaj në jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të realizojmë rinumërimi si mekanizëm i vetëm që korrigjon dhe saktëson rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës!
Faleminderit, jemi bashkë ✌

Lajmi paraprak

Parashikimet e CIA : Kosova vendi i vetëm që do të ketë rritje të popullsisë në Ballkan deri në 2050

Lajmi tjetër

Ja çka ndodhi në mbledhjen e katërt të përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri

MË TË FUNDIT