fbpx

Kryeministri i këtij shteti duhet të merret shembull: Punoi në ndërrimin e natës

Facebook
Shperndarje

Kryeministri sllovak Robert Fico punoi një ndërrim tetorësh të natës në shiritin lëvizës në një fabrikë në veri të Bratislavës, në shenjë solidariteti me punëtorë të cilët po kërkojnë rritje të pagave.

Këtë e ka bërë pasi që investitorët gjerman dhe punëdhënësit vendor protestuan javën e kaluar për shkak të propozimit të tij të ligjit të ri mbi pagat me të cilin do t’iu rritet punëtorëve shtesa për punë të natës.

Sllovakia është një anëtare e BE’së me rroga mesatare më të ulëta për çka edhe firmat perëndimore po i transferojnë prodhimtarit e veta në këtë vend.

Me ligj të cilin e kanë propozuar socialdemokratët e Fico’s një orë e punës së natës do të paguhet 1.4 euro, në krahasim me 50 centët e tanishme.

Përveç kësaj edhe puna të dielën do të paguhet më mirë, kështu, në vend të 50 centëve të cilat aktualisht paguhen, çmimi i një orë pune të dielën do të rritet për 100 për qind.

Lajmi paraprak

Thaçi bën homazhe te varri i Rugovës, niset për Prekaz

Lajmi tjetër

Roboti i parë që mori nënshtetësinë trondit botën: Dua të bëj fëmijë!

MË TË FUNDIT