fbpx

Krasniqi është i pakënaqur me institucionet e Kosovës

Facebook
Shperndarje

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në rrugëtimin shekullor kombi ynë ka arritur suksese, ndonëse jo në përmasat e duhura.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve populli ynë ka shënuar suksese të shumta, por ende është larg përmasave të lavdisë e të flijimeve që janë bërë ndër shekuj.

Krasniqi ka thënë se nëntorët janë sublimim i luftërave shekullore për liri e atdhe.
Megjithatë, ai ka deklaruar se realizimi i idealeve është çështje që lë për të dëshiruar shumë. Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka ka thënë se edhe nuk është pjesë e tyre.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprat çlirimtare më së paku mund të jenë vepra individualiste. Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak se fatin e kombit e të atdheut e lamë në duar të axhamive politikë.

Lajmi paraprak

Viti 1996, kur Zahir Pajaziti fotografohej para Skënderbeut në Tiranë

Lajmi tjetër

Këto janë kushtet e Serbisë për ta njohur Kosovën shtet

MË TË FUNDIT