fbpx

Kosova merr njohjen e radhës nga Madagaskari

Facebook
Shperndarje
Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Madagaskari e bëri vetë Ministri i Punëve të Jashtme të Republikes së Kosovës z. Behgjet Pacolli me nje shkrim ne facebook si vijon:

“Urime Kosove, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kane nga nje mik me shume. Falenderimet e mija te sinqerta per popullin, Presidentin dhe Qeverin e e Madagaskarit”, shkruan Pacolli në Facebook.

Madagaskari ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës në Oqeanin Indian dhe është ishulli i katër në botë për nga madhësia. Kryeqytet është Antananarivo.

Nota verbale nga shteti i Madagaskarit:

Lajmi paraprak

Supremja vendos në favor të Vetëvendosjes

Lajmi tjetër

Reagimi i parë i LDK ndaj vendimit të Gjykatës Supreme

MË TË FUNDIT