fbpx

Kështu u arrestuan tre deputetët e Vetëvendosjes

Facebook
Shperndarje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës, tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Arrestimi është kryer me urdhërarrest që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë pasi të njëjtit nuk janë paraqitur në seancë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Gjatë arrestimit të Kurtit, Kadaj-Bujupit dhe Haxhiut, deputetët dhe aktivistët e Vetëvendosjes janë përleshur me Policinë duke rezistuar.

Madje disa prej deputetëve të tjerë edhe kanë mbrojtur me trupat e tyre, deputetët që po arrestoheshin nga Policia.

Policia ka hedhur edhe sprej lotsjellës për të vënë nën kontrollë situatën.

Klan Kosova ka kapur gjithë momentin e rezistencës së deputetëve dhe aktivistëve, deri tek momenti i arrestimit në një video që e gjeni më poshtë:

Lajmi paraprak

Haradinaj kërkon zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë

Lajmi tjetër

Fatmir Limaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në rastin e MTPT-së

MË TË FUNDIT