fbpx

Isa Mustafa u drejtohet gazetarëve: më vjen keq që jeni mërdhi

Facebook
Shperndarje

Edhe takimi mes dy liderëve të LDK-së dhe VV-së, përfundoi pa një marrëveshje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa, s’po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ndarjen e pushtetit, derisa posti i kryekuvendarit dhe presidentit ka lënë “pezull” edhe formimin e Qeverisë.

Pa komentuar shumë këtë takim që zgjati tri orë, kryetari i LDK-së nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, krejt çfarë tha ishte se do të vazhdojnë nesër.

“Mua më vjen keq nëse jeni mërdhi, do të vazhdojmë nesër”, ishte krejt çfarë tha Mustafa para gazetarëve të cilët kanë pritur qe nga ora 15:00 para Kuvendit.

Kujtojmë që kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur sovrani shfrytëzoi të drejtën për të votuar, ku fituese doli VV duke pasur nga LDK. Megjithatë të dyja këto parti edhe pas takimeve të shumta, ende s’po arrijnë ta ndajnë pushtetin, duke lënë vendin tonë pa institucione.

Lajmi paraprak

Takimi VV – LDK përfundon me zhvillime të reja

Lajmi tjetër

Ka sinjale se ka marrëveshje, Kurti e Mustafa kanë mbetur t’i njoftojnë partitë e tyre

MË TË FUNDIT