fbpx

Imanuel Kant

Facebook
Shperndarje

Immanuel Kant, i lindur më 22 prill 1724 në Königsberg, Prusi, ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. Vepra e tij Kritikë e arsyes së kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gnoseologjisë, themeluar mbi kriticizmin.

Gnoseologjia e Kantit vë në pikëpyetje themelet e dijes për të pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes. Duke kaluar nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u afrua me iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim që e çoi atë gjer në tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij.

Immanuel Kanti u pagëzua me emrin “Emanuel” por më vonë, pasi mësoi hebraishten e ndryshoi atë në “Immanuel” që do të thotë: Zoti me ne. Ai lindi në vitin 1724 në Königsberg, Prusi (sot Kaliningrad) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijët (pesë prej tyre arritën moshën madhore). Ai e kaloi gjithë jetën e tij në qytetin e tij të lindjes, aso kohe kryeqytet i Prusisë Lindore. I ati Johann Georg Kant (1682-1746) ishte një zejtar gjerman nga Memeli, qyteti më verior i Gjermanisë (sot Klaipeda, Lituani) dhe e ëma Anna Regina Porter (1697-1737) ishte e bija e një shale punuesi dhe pajisje kuajsh .

Në rinine e tij Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer. Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, perultesi vetjak, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës. Për pasoje, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar dhe të latinishtes rreth shkencave dhe matematikës.

Ai ishte një filozof dhe shkencëtar nga Gjermania dhe mbahet si një nga përfaqësuesit më të shquar të filozofisë klasike gjermane. Veprimtaria e tij letrare përfshin një sërë veprash si “Grounding for the Metaphysics”, “Kritika e Arsyes së Kulluar” e botuar më 1781, “Kritika e arsyes Praktike” e botuar më 1788, “Groundwork of the Metaphysic of Moral”, dhe shumë të tjera nga të cilat një pjesë e mirë e tyre janë përkthyer edhe në shqip. Ai do të vdiste më 1804, duke lënë pas një varg idesh dhe veprash të cilat vlerësohen edhe sot dita.

Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. Periudha e parë, e cila përkon me emërimin “Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770. mbas këtij viti fillon edhe periudha e dytë e veprimtarisë së tij e cila emërohet si “Periudha Kritike”. Kjo e fundit vazhdoi deri në fund të jetës së tij. Gjatë periudhës “praktike”, ai do të parashtronte ide dhe hipoteza të shumta. Engelsi këto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetë që i dhanë idesë sundimin absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës.

Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi, se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore (Zoti sipas doktrinës kristiane ose Allahu sipas doktrinës myslimane). Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë. Një tjetër arritje e tij e rëndësishme për tu përmendur, është studimi i tij, se si ndikonte rrotullimi i tokës rreth vetes në formimin e fenomeneve si baticave dhe zbaticave. Ai gjithashtu u përpoq të jepte edhe një shpjegim shkencor rreth prejardhjes së qenieve njerëzore.

Si një filozof idealist , për Emanuel Kantit (flitet për periudhën e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi të reja dhe deri më 1781 ai kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e Idealizmit Transcendental. Sipas këtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit (pra me sendet). Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë), sipas tij mund ta pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në format apriori të arsyes.

Kanti ka ndikuar shumë në filozofinë botërore. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët, në idetë pozitiviste dhe mahizmi. Ai ishte personi i cili hartoi për herë të parë prezumimin e pafajsisë për të gjithë njerëzit (e shprehur edhe në nenin 30 të kushtetutës së Repuplikës së Shqipërisë ku thuhet qartë se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”). Imperativi Kategorik është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.

Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërpret praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika”, vepër kjo e cila duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Vdes më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur “Es ist gut” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.

Lajmi paraprak

Fehmi Agani

Lajmi tjetër

Majlinda Kelmendi

MË TË FUNDIT

Hamza Kastrioti

Hamza Kastrioti ishte një fisnik shqiptar i shekullit të 15-të. Ai ishte

Zognush Pasha

Origjina e tij është ende e panjohur mire,por shumica e studiuesve e

Balsha II

Balsha II lindi me 18 shtator 1385 në Myzeqe,ai ishte një princ prej familjes fisnike