fbpx

Hoxhaj: Njohja nga Madagaskari mesazh për Serbinë

Facebook
Shperndarje

Pas njohjes së Kosovës nga ana e shtetit të Madagaskarit, zëvendës-kryeministri i Kosovës z. Enver Hoxhaj shprehet i gëzuar dhe entuziast duke e cilësuar këtë njohje si mesazh për Serbinë dhe përpjekjet e saj për të penguar e dëmtuar Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

Në postimin në Facebook, Hoxhaj deklaroi se kjo njohje vjen në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht nga përpjekjet e liderëve serbë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht, bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur.

“Kjo njohje vjen pikërisht në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, ai ka shfrytëzuar rastin për t’i falënderuar punonjësit e ministrisë së Jashtme për punën disa vjeçare për ta marrë këtë njohje.

“Një lajm jashtëzakonisht i mirë njohja nga Madagaskari, në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, e cila erdhi si rezultat i punës së madhe disa vjeçare të stafit të Ministrisë së Jashtme”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

 

Lajmi paraprak

Reagimi i parë i LDK ndaj vendimit të Gjykatës Supreme

Lajmi tjetër

Nesër dihen fituesit e Prishtinës e Prizrenit

MË TË FUNDIT