fbpx

Hoti: LDK partia më e madhe në Kosovë

Facebook
Shperndarje

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shfaqur mjaft i lumtur për rezultatin e partisë së tij në balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se LDK u konfirmua e para në vend, pas balotazhit të zgjedhjeve lokale.

Shkrimi i Hotit:

Gjilani, Podujeva, Istogu, Vushtrria, Peja, Lipjani, Fushe Kosova dhe Vitia tani me janë të konfirmuara.

PRISHTINA do te qeveriset nga LDK. Duhet ta presim për rezultatin final. Diferenca në vota me të gjitha votat e numëruara është 307 vota, ndërkaq janë edhe 1510 me kusht dhe 94 vota me postë. Kjo diferencë do të përmbyset me këto vota.

Në Dragash, diferenca është 19 vota. Edhe këtu duhet të presim për votat me kusht dhe me postë.

Lajmi paraprak

Fundi i zgjedhjeve lokale: Kjo është radhitja e partive në bazë të numrit të komunave të fituara

Lajmi tjetër

Svarqa pranon humbjen, falënderon votuesit

MË TË FUNDIT