fbpx

Haziri: Gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë

Facebook
Shperndarje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Në mesazhin para gazetarëve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në mënyrë masive dhe ta shprehin vullnetin me anë të votimit, duke ia dhënë kontratën udhëheqësit të Komunës.

“Uroj që gjilanasit të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e balotazhit. Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit”, ka thënë Haziri.

“Është një ditë e mirë dhe një e diele e bardhë për gjilanasit kudo që janë. Apeloj që të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme. Duke u mbështetur në këtë legjitimitet, unë besoj shumë që gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë”, ka shtuar Haziri.

Lajmi paraprak

Arban Abrashi njofton në Facebook: U bëra baba për herë të dytë

Lajmi tjetër

Haradinaj: Mos e neglizhoni procesin, votoni

MË TË FUNDIT