fbpx

Hamiti në KQZ: Në Prishtinë ndodhi ”treni bullgar” nga Vetëvendosje

Facebook
Shperndarje

Anëtari KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti është shprehur kundër votimit për rezultatin përfundimtar në KQZ.

Hamiti ka thënë se në Prishtinë ka ndodhur ”treni bullgar” i VV-së sa i përket procesit zgjedhor në Prishtinë.

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ tutje ka shtuar se Vetëvendosje vazhdimit ka bërë presion e trysni në opinion duke ndikuar në vendimin e Gjykatës Supreme.

”LDK në PZAP ka dërguar ankesë më herët lidhur me rinumërimin”.

”Kjo për shkak të disa ankesave nga disa vendvotime. Gjykata Supreme vendosi të anulojë dhe pastaj është vazhduar me rinumërimin e votave me kusht në këtë komunë”.

”Gjatë rinumërimit të votave me kusht doli në shesh se Vetëvendosje ka bërë trysni që të bëhet numërimi i votave më kusht para së të bëhet rinumërimi në tërësi i kutive të votimit”.

”Dhe me shqetësim kanë bo opionione, trysni sa të merr vendim Gjykata Supreme”.

”Ka ndodhur treni bullgar në Prishtinë, sepse LDK nuk është friksuar sepse s’ka bë asgjë që të bëjë trysni”.

”Unë mëndoj që problemet që u sollën që mos të bëhet rinumërimi është se diçka ka ndodhur me kutitë e fletëvotimeve”.

”Pse të bëhet kjo, prandaj nuk votoj”, ka përfunduar Hamiti në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Lajmi paraprak

Ish-anëtari i Vetëvendosjes: Zeka dhe Krasniqi pas skandalit duhej të jepnin dorëheqje

Lajmi tjetër

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara shënon rritje prej 3.3%

MË TË FUNDIT