fbpx
//

Gjin Bue Shpata

Facebook
Shperndarje

Gjin Bue Shpata (- vdiq më 1399) ishte fisnik shqiptar i derës së Shpatajve i cili sundoi Despotatin e Artës. Zotërimet e tij shtriheshin nga gjiri i Korintit deri në lumin Akeront. Përballoi me sukses një invazion nga anzhuinët e Napolit. Zhvilloi luftëra kundër despotit serb të Janinës Thoma Preljuboviç dhe pasardhësit të tij, vasalit osman, Esau. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Janinës, despoti serbi serb kërkoi ndihmën e osmanëve.

Pas Betejës së Akelout ku forcat shqiptare thyen ushtrinë e despotit epirot Niqifori II Angelus, të përbërë kryesisht nga mercenarë osmanë, krahinat jugore të Epirit, Akarnaniadhe Etolia u përfshinë në kuadër të dy formacioneve shtetërore shqiptare. I pari me qendër në Artë kishte në krye fisnikun shqiptar Pjetër Losha, kurse i dyti me qendër në Angjelokastër kishte në krye Gjin Bua Shpatën. Në fund të viteveve ’50 dhe përgjatë viteve ’60, Epiri dhe Etolia sundoheshin nga shqiptarët, me përjashtim të Janinës, ku fisnikëria serbo-bizantine rezistuan dhe ku erdhi në pushtet Thoma Preljuboviçi.

Pas vdekjes së Pjetër Loshës më 1374, despotati i Artës dhe ai i Angjelokastrës u bashkuan nën sundimin e despot Gjin Bua Shpatës. Zotërimet e Gjinit tani shtriheshin nga Gjiri i Korintit në jug, deri në derdhjen e lumit Akeront në veri. Më 1375 Gjini sulmoi Janinën, por qyteti qëndroi falë mureve të tij. Despoti serb Thomai i ofroi Gjinit dorën e së motrës.

Në vitin 1378 mbretëresha e Napolit organizoi një fushatë për asgjësimin e Despotatit shqiptar të Artës. Ata morën Lepanton, kështjellën më jugore të Shpatajve, dhe depërtuan drejt veriut duke rrethuar kështjellën e Artës. Gjin Bua Shpata korri fitore dhe zuri rob edhe kryekomandantin e ushtrisë pushtuese, Huan Fernandes Heredia.

Në maj të vitit 1379 Gjin Bua Shpata sulmoi prapë Janinën por nuk e mori dot. Pas vdekjes së despotit serb të Janinës në dhjetor 1384, atë e pasoi italiani Ezau Buedelmonti. Në vitin 1385 Gjini sulmoi Janinën por u tërhoq me të kuptuar se nuk mund të thyente mbrojtjen e ngritur nga despoti i ri i qytetit, Esau. Të dy lidhën paqe, por shumë shpejt plasi prapë konflikti midis tyre. Ashtu si paraardhësi i tij Thoma Preljuboviç, përballë kërcënimit shqiptar Esau kërkoi ndihmën e osmanëve, dhe për këtë qëllim ai u bë vasal i tyre. Por pas Betejës së Kosovës më 1389, ku u vra sulltan Murati, osmanët nuk qenë në gjendje t’i asistonin vasalit të tyre Esaut, prandaj shqiptarët e shfrytëzuan rastin dhe në verë 1389 Gjini sulmoi prapë Janinën.Pasi sulltani i ri Bajaziti I konsolidoi pushtetin, dërgoi forca osmane në ndihmë të Esaut. Ky i fundit shkoi në oborrin e sulltanit ku lidhi një aleancë të re me osmanët.

Më 1396, Esau u martua me Irenën, bijën e Gjin Bua Shpatës. Gjini vdiq më 1399.

Lajmi paraprak

Shteti i Progonit - ''Arbanon'' (Principata e pare Arberore)

Lajmi tjetër

Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit nga Agim Zogaj

MË TË FUNDIT