fbpx

Gjërat ngecën te Presidenti

Facebook
Shperndarje

E propozuara për ministre nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se negociatat për koalicionin LDK-VV kanë ngecur tek çështja e presidentit.

Haxhiu, në një intervistë për Rubikon të mërkurën, ka deklaruar se ajo ka pritur që marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së do të arrihej më shpejtë.

“Ju e dini që menjëherë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që nga 7 tetori ne kemi nisur angazhimin tonë për të arritur një marrëveshje me partnerin tonë – siç e kemi thënë edhe para zgjedhjeve – me LDK-në. Unë kam qenë optimiste që marrëveshja do të përfundonte pasi ne të përfundonim punën me grupet punuese”, ka thënë fillimisht Haxhiu.

“Pas asaj kemi filluar negociatat për ndarjen e pushtetit, por gjanat kanë ngecur tek çështja e presidentit”, ka nënvizuar Haxhiu.

Lajmi paraprak

Djali i Agim Veliut godet rëndë Vjosa Osmanin i numëron në fytyrë

Lajmi tjetër

Flet Isa Mustafa: Jo-në nuk e konsideroj zyrtare

MË TË FUNDIT