fbpx

Fehmi Agani

Facebook
Shperndarje

Fehmi Agani në Gjakovë mbaroi shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani, më 1965. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ.

Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore.

Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 punoi profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja. Në vitet ’60 nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik, ku luajti një rol të dorës së parë për zgjerimin e mësimdhënies në gjuhën shqipe dhe për zhvillimet e mëvona të përgjithshme shoqërore.

Në vitin 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.

Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.

Pas vitit 1981, për shkak të mospajtimeve me vlerësimin dhe me qëndrimet e politikës ndaj demonstratave dhe ndaj çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, ishte në trysni të përhershme politike, ndërsa më 1984 iu mor e drejta të jepte mësim.

Ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndër kryesorët në hartimin e dokumenteve të rënëdsishme për Kosovën.

Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës Urdhri i Lartë Skënderbeg me të cilën e dekoroi presidenti i Shqipërisë dhe Urdhri i Lidhjes së Prizrenit me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.

Për idetë dhe angazhimet e tij për çlirimin e Kosovës, u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999 . Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare në të gjitha lëmitë e jetës.

Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -ta.

Duke pasë studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit – tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

Veprimtarinë e frytshme prej arsimtari universitar Fehmiu e kishte nisur para Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. Pikërisht në atë kohë të çlirimit të energjive krijuese të shqiptarëve shquhet roli i grupit të intelektualëve që përpiqeshin që ato energji t‘i kanalizonin në drejtime pozitive. Fehmiu ishte ndër ata që shquheshin posaçërisht qoftë sa i përket angazhimit për demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, qoftë edhe më shumë në kërkimin e hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi. Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mishëron teorin dhe praktikë dhe e bën gati të pamundshëm ndarjen e tyre.

Fehmi Agani
  1. Në drejtimin politik – në kërkimin e rrugëve për përparim institucional të këtyre të drejtave, krijimin e klimës politike dhe pastaj edhe të kërkesave juridike-kushtetuese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave.( vitet 1967)
  2. Në ndërtimin e mëtejmë të rrjetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, për të kaluar në organizim universitar me mësim të plotë në gjuhën shqipe.
  3. Në themelimin dhe ngritjen e institucioneve shkencore. Më 1967 Fehmi Agani qe emëruar drejtor i Institutit të sapo ri-themeluar Albanologjik në Prishtinë.
  4. Në angazhimin për hapjen e komunikimit të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me shqiptarët e tjerë, posaçërisht me Shqipërinë.
  5. Në situatën e re të Kosovës në federatën jugosllave, pas Amendamenteve kushtetuese dhe Kushtetutës së vitit 1974.
  6. Në rritjen e infrastrukturës së brendshme të institucioneve të Kosovës dhe të cilësisë e gjerësisë së punës brenda tyre. Pas Demonstratave të vitit 1981 përjashtohet nga shoqëria komuniste dhe i merret e drejta e ligjërimit.
  7. Në fillim të viteve ´90 Fehmiu është në kreun e lëvizjes së madhe politike për pavarësinë e Kosovës, në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së (nënkryetar dhe “lapsi” i LDK-së)
  8. Në hartimin e të gjitha dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë peshë dhe vlerë ndërkombëtare.
  9. Në ndërtimin dhe selitjen e raporteve sa më të afërta midis grupeve dhe partive në Kosovën e viteve ’90.

Agani ishte aktiv me “lapsë” dhe trup e shpirt në ngjarjet politike që ndodhnin në Kosovë në vitet 90-ta, ndër të cilat duhet vequar ngjarjet si: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992.

Më 6 maj 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës shpallet “Hero i Kosovës”.

Fehmi Agani ishte njeri ndër figurat më të ndritura që ka pas vendi ynë, dhe se ai ishte gjenerator i lëvizjeve politike në Kosovë që gjatë gjithë jetës së tij pati një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit. “Profesori luftohej nga shteti serb, si dhe nga disa struktura të vetëquajtura të UÇK-së. Gjatë luftës luajti rolin e ndërlidhësit mes ilegales edhe legales ishte përkrahës edhe ideator i luftës çlirimtare, prandaj me plot gojën mund të themi se ai do të mbetet në historinë e Kosovës një mendimtar, çlirimtar, filozofe, atdhetar. Vrasje e tij nga pushteti i Serbisë nuk është për tu çuditur, sepse ara vrisnin se pari trurin e një populli që kërkonte liri

Lajmi paraprak

Adem Jashari

Lajmi tjetër

Imanuel Kant

MË TË FUNDIT

Hamza Kastrioti

Hamza Kastrioti ishte një fisnik shqiptar i shekullit të 15-të. Ai ishte

Zognush Pasha

Origjina e tij është ende e panjohur mire,por shumica e studiuesve e

Balsha II

Balsha II lindi me 18 shtator 1385 në Myzeqe,ai ishte një princ prej familjes fisnike