fbpx

Engel: SHBA të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Facebook
Shperndarje

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun me Serbinë, ani pse është çështje e Bashkimit Evropian.

Ai tha se Kosova nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve që i vijnë Kosovës nga Serbia dhe nga Rusia.

Kongresmeni amerikan këto komente i ka bërë në lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë, fondacion ky prej 49 milionë dollarëve, i cili do t’i implementojë projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë.

“Jam goxha i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverisë serbe ndaj Kosovës. E dini se Kosova ende nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve nga Serbia dhe nga Rusia, Kosova po përpiqet të hyjë në agjenci të ndryshme si Interpoli për shembull dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e Kosovës. Po ashtu, edhe në UNESCO, Kosova ka humbur për tri vota”, tha ai.

Ai shtoi se është takuar me Vuçiqin dhe me Daçiqin dhe se është i bindur se përmes dialogut me SHBA-të mund të arrijnë këto, sepse sipas tij nuk është fer që Kosova të bllokohet në rrugëtimin e saj drejt këtij qëllimi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fillimin e këtij projekti po e konfirmojnë një kapitull të ri të marrëdhënies mes Kosovës dhe Amerikës.

Shefi i Qeverisë tha se programi i MCC-së fokusohet në dy fusha, e para që është energjetika dhe e dyta qeverisja transparente. /kp/ neogazeta.com

Lajmi paraprak

Kadri Veseli falënderon qytetarët

Lajmi tjetër

Dhurata e jashtëzakonshme për Ramushin nga Amerika (VIDEO)

MË TË FUNDIT