fbpx

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit dënohet në Beograd me 1 vit burg shtëpiak dhe 70 mijë euro gjobë

Facebook
Shperndarje

Elvis Kelmendi (39 vjeç), djali i të dyshuarit për kriminalitet në Bosnje, Naser Kelmendit, ka arritur marrëveshje me Gjykatën Themelore në Beograd për pranimin e fajësisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kelmendi është dënuar me një vit burg shtëpiak dhe gjobë prej 70 mijë eurosh.

Ai ka pranuar se e ka kërcënuar një vajzë dhe se ka mbajtur revole pa leje.

Sipas marrëveshjes, Kelmendi ka pranuar se i ka kryer dy vepra penale – cenimi i sigurisë dhe mbajtja pa leje e armës, ka saktësuar për Tanjug zëdhënësja e prokurorisë serbe, Aleksandra Gjenadiq.

Për këto vepra penale, ka thënë ajo, është i paraparë dënimi prej 6 muajsh deri në pesë vjet burg.

Kelmendi më herët nuk ka qenë i dënuar, gjë që i ka lehtësuar rrethanat në këtë rast.

Kelmendi fillimisht është akuzuar për vepër penale të dhunës në familje, por vajza, e cila e ka paraqitur në polici, para prokurorit ka thënë se nuk e ka rrahur atë, vetëm e ka kërcënuar.

Kelmendit i është gjetur revolja në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd.

Elvis Kelmendi është arrestuar më 21 nëntor pasi që e dashura e ka paraqitur atë në polici për dhunë, kurse policia në banesën e tij e ka gjetur edhe një revole pa leje dhe gjashtë plumba.

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon babanë e tij, Naser Kelmendin, për krim të organizuar, vrasjen e Ramiz Delaliqit dhe blerjen, mbajtjen në posedim të llojeve të ndryshme të narkotikëve.

Lajmi paraprak

Supremja refuzon ankesën e LDK-së për zgjedhjet në Prishtinë

Lajmi tjetër

Mësuesja në Malësinë e Madhe tregon se si drejtori tentoi ta përdhunonte në zyrë

MË TË FUNDIT