fbpx

Ekskluzive: Fitore e ngushtë e Shpend Ahmetit

Facebook
Shperndarje

Shpend Ahmeti i VV-së pritet të jetë edhe një herë fitues i garës për kryetar të Prishtinës. Këtë rezultat e ka nxjerrë exit-polli i realizuar nga Klan Kosova. Gjithnjë sipas këtij sondazhi, Ahmeti ka marrë 52.2 për qind, ndërsa Arban Abrashi ka marrë 47.8 për qind.

Prishtina do të vazhdojë të qeveriset edhe për katër vitet e ardhshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të paktën kështu ka parashikuar exit-polli i publikuar në Klan Kosovë. Exit-polli ka dalë me rezultatet e para, menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor, ku të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur siç janë paraparë në orën 19:00.

Sipas këtij exit-polli të Klan Kosovës, në bazë të rezultateve të nxjerra, fitues për komunën e Prishtinës, del të jetë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes me 52.2 për qind. Kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka marrë vetëm 47.8 për qind.

Shpend Ahmeti i ka hyrë garës së sotme së bashku me AKR-në, derisa LDK-ja lidhi koalicion me AAK-në.

Zgjedhjet në raundin e parë u zhvilluan më 22 tetor. Mbetet të shihen deri në fund rezultatet.

Lajmi paraprak

Fitorja më e rëndësishme e PDK-së: Fiton në Prizren

Lajmi tjetër

Lutfi Haziri: Rezultat historik, fitorja do të jetë edhe më e thellë se ajo që e tha Exit Poll

MË TË FUNDIT