fbpx

E pabesueshme: Kështu qëndron rezultati në Prishtinë

Facebook
Shperndarje

Komisioni Qendror Zgjedhor edhe zyrtarisht ka dalë me sqarim për gabimet në të dhënat që janë regjistruar në rezultatet e Prishtinës.

Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preleminare.

Në vendvotimin 1921X/01R Lëvizjes Vetëvendosje i janë shënuar 152 vota, gjashtë më pak se sa kanë dalë nga formulari i përputhjes së rezultateve.

Diferencë e madhe vërehet në vendvotimin 1921X/02R, ku në rezultatin e publikuar nga KQZ mungojnë 71 votat e Arban Abrashit.

Burime të Neogazeta bëjnë të ditur së në këto momente Shpend Ahmenti prinë me jo më shumë se 13 vota. Trendet e kandidatëve janë përafërsisht të barabartë cka e bënë edhe më vështirë të parashikueshëm rezultatin.

Lajmi paraprak

Prishtina dramatike: ngushtohet epërsia 70 vota pritet fitore e Arbanit

Lajmi tjetër

Zahir Pajaziti fjalim historik (VIDEO)

MË TË FUNDIT