fbpx

Duhet një marrëveshje Kosovë-Serbi për t’i dhënë impuls rajonit

Facebook
Shperndarje

Drejtori i Përgjithshëm për negociatat e anëtarësimit dhe fqinjësisë në kuadër të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet sa më shpejtë që është e mundur, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do t’i jepej një impuls i ri zhvillimeve në rajon.

Danielsson potencon që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian, derisa në BE po zhvillohen diskutime për reformimin e politikave të zgjerimit, shkruan tanjug.

Sipas tij përveç plotësimit të reformave, është e nevojshme që të arrihet sa më shpejtë të jetë e mundur edhe një zgjidhje finale në dialogun Kosovë-Serbi.

“Përveç zbatimit të reformave që është thelbësorë për rajonin, është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejtë që është e mundur. Kjo do t’i jepte energjinë e nevojshme Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Danielssson.

Lajmi paraprak

Kosova në testin PISA: përsëri rezultat katastrofal

Lajmi tjetër

Armend Ibrahimi sqaron publikun për krizën politike (VIDEO)

MË TË FUNDIT