fbpx

Demarkacioni pengesë edhe për transformimin e FSK’së

Facebook
Shperndarje

Zvarritja e marrëveshjes së demarkacionit nuk po pengon vetëm lëvizjes e lirë të kosovarëve drejt Evropës, sipas ekspertit të sigurisë Florian Qehaja.

Ai thotë se transformimi i FSK-së po mbetet prapa pasi kushti i parë është ratifikimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë.

Qehaja në Rubikon të KTV-së tha se përveç me BE-në, mos ratifikimi i marrëveshjes po pengon edhe raportin me SHBA-në dhe transformimin e FSK-së.

“Demarkacioni është një pengesë për të proceduar tutje edhe transformimin e FSK-së. Demarkacioni është kushti i parë në listë për të proceduar me objektivat e tjera si transformimi i FSK-së. Duhet të gjejmë një formulë e që nëse hipotetikisht qytetarët janë të sigurt se është bërë gabim atëherë ajo duhet të bëhet ndryshe, duhet bërë brenda Kosovës”

Lajmi paraprak

Qeveria nuk e di se sa do t’i kushtojnë zëvendësministrat

Lajmi tjetër

Britania e dënon vendimin e Trumpit për Jerusalemin

MË TË FUNDIT