fbpx

Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka koment për Jerusalemin

Facebook
Shperndarje

Njohja e Jerusalemit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si kryeqytet i Izraelit, ka bërë bujë të madhe në gjithë vendet e botës, duke nxitur reagime të shumta ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Me këtë vendim, ai ka nxitur reagime të shumta nga shumë shtete të botës.

Në Kosovë, zyrtarisht për këtë çështje nuk ka folur askush. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka bërë ndonjë prononcim rreth kësaj teme.

A do ta ndjek edhe Kosova shembullin e aleatit të saj që ta njohë Jerusalemin dhe jo Tel Avivin si kryeqytet të Izraelit, mbetet të shihet.

Por, cili është qëndrimi Bashkësisë Islame të Kosovës. Në një reagim të tij kreu i bashkësisë islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi ka thënë se kjo çështja ka më shumë karakter politik dhe fetar.

“Është shumë problem me dhënë qëndrim Bashkësia Fetare Islame për atë çështje, derisa kjo është çështje e politizuar dhe mendoj se nuk ka nevojë për mendim fetar në atë drejtim” ka thënë ai për AA.

“Mirëpo, ne si muslimanë kemi tre vende që na ka preferuar edhe Profeti Muhamedi (a.s) për t’i vizituar, njëri ndër ato është edhe Jerusalemi. Kjo është bindja jonë dhe prej kësaj ne asnjëherë nuk heqim dorë. Jerusalemin të gjithë muslimanët kanë obligim ta vizitojnë dhe nuk ka të drejt askush t’i pengojë, sepse e gjithë bota sot e pranojnë se ajo është qendër e të gjitha feve qiellore, ku edhe ka një të kaluar në këtë drejtim”, ka shtuar Rexhepi.

Por për këtë çështje, Gazeta Express ka biseduar më zëdhënësin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, i cili pati një përgjigje të shkurtër.

“Nuk kemi bisedu ende për këtë çështje. Deri tani s’kemi ndonjë qëndrim”, tha Sadriu.

Ish-deputeti Gëzim Kelmendi që manifeston publikisht bindjet fetare në një reagim ka kundërshtuar këtë vendim në Facebook duke thënë se Jerusalemi është qytet i palestinezëve dhe i krejt myslimanëve të botës.

Por, një ditë pasi ndodhi kjo njohje që ngriti pluhur të madh të gjithë botën, ambasadori palestinez në Beograd, Muhamed Nabhan në një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe për këtë Vuçiq i premtoi atij se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.

Lajmi tjetër

Tmerruese qeni vrapon nëpër qytet duke mbajtur në gojë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur, me të cilin i ushqen këlyshët e saj (Video +18)

MË TË FUNDIT