fbpx

Arban Abrashi njofton në Facebook: U bëra baba për herë të dytë

Facebook
Shperndarje

Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë.

Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Prishtinës Arban Abrashi është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ai nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, duke njoftuar se në jetë ka ardhur djali i tij i dytë.

Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:

Miq të dashur,

Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë!

U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë.

Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëve për mesazhet!

Lajmi paraprak

Presidenti viziton bazën ushtarake ku Kanadaja priti refugjatët nga Kosova

Lajmi tjetër

Haziri: Gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë

MË TË FUNDIT